Pas muajsh thumbash, aludimesh dhe raportesh të ftohta, duket se Rike Roçi dhe Meriton Mjekiqi kanë vendosur të bëjnë paqe dhe jo larg syve të publikut.
Dyshja u panë shumë të afërt në ditëlindjen e Françeska Muratit, ku një video që po qarkullon me shpejtësi në rrjet ka ndezur menjëherë reagimet. Në pamje, Meritoni shihet duke e përqafuar Riken nga pas në një moment mjaft intim, ndërsa ajo mbështetet tek ai duke buzëqeshur lehtë.
Ajo që bëri edhe më shumë bujë ishte mbishkrimi i videos: “Jena pajtu”, i shoqëruar me emoji zemre dhe të qeshura, një detaj që fansat e interpretuan menjëherë si konfirmim se hatërmbetjet mes tyre kanë marrë fund.
Kujtojmë se raporti mes Rikes dhe Meritonit u komentua shumë pas premierës së filmit “ADN”, ku mungesa e moderatorit ngriti dyshime për një krisje. Në atë periudhë, Rike deklaroi: “Meritonin s’e kemi paguar, kjo është e vërteta”, ndërsa më pas publikoi edhe disa mesazhe ironike në rrjet që u lexuan si thumbime indirekte.
Por mesa duket, gjithçka i përket së kaluarës. Përqafimi i tyre në publik dhe afrimiteti i treguar në festë kanë mjaftuar që rrjeti të shpërthejë me komente, duke ngritur menjëherë pyetjen: është ky thjesht një pajtim shoqëror apo diçka më shumë?
