Një moment i sikletshëm, por njëkohësisht mjaft interesant, është regjistruar gjatë intervistës që Mateo Borri po zhvillonte me influenceren dhe ish-banoren e BB VIP3, Erjola Doçi.
Në panelin e “Top Arena” ishte e pranishme edhe Brikena, ish-partnerja e Mateos, me të cilën ai nisi një romancë gjatë qëndrimit në shtëpinë e Big Brother VIP Albania.
Teksa biseda po zhvillohej normalisht, Erjola vendosi ta “ngacmonte” moderatorin me një pyetje direkte që e surprizoi totalisht.
Fillimisht, Mateo e pyeti Erjolën:
“Mendon që ky do të jetë partneri ideal dhe i fundit për ty?”
Ndërsa ajo iu përgjigj me ironi:
“Këtë s’e di, përndryshe do e dije edhe ti në qoftë se… nejse, se nuk po ju ngacmoj më. Edhe një pyetje.”
Por momenti që mori gjithë vëmendjen erdhi menjëherë pas kësaj, kur Erjola e pyeti publikisht:
“Si është ta ndash skenën me ish-in?”
I papërgatitur për pyetjen dhe me Brikenën në panel, Mateo u përgjigj shkurt:
“Ashtu siç po e sheh edhe vetë.”
