KreuCelebrity

Ola reagon ashpër pas komenteve në “Ferma VIP”: Jetën time nuk e vendos opinioni publik

Mbrëmja e fundit në “Ferma VIP” ka sjellë jo pak diskutime në rrjet, sidomos pas batutave dhe aludimeve për marrëdhënien mes Olës dhe Adionit. Prania e këtij të fundit në fermë si surprizë për banorët duket se ka ndezur menjëherë reagime të shumta nga publiku, ku shumë ndjekës komentuan mbi një “fejesë të nxituar” mes çiftit.

Pas qindra reagimeve dhe mesazheve në rrjetet sociale, Ola ka vendosur të reagojë publikisht, duke sqaruar pozicionin e saj për gjithë situatën.

“Po! Unë me njeriun që dua e zyrtarizoj pa frikë, pa prova dhe pa ndikime të jashtme”, është shprehur ajo në reagimin e saj në Instagram, duke lënë të kuptohet se nuk ndikohet nga opinionet e publikut.

Ish-banorja ironizoi edhe komentet që vunë në diskutim raportin e saj me Adionin, duke shtuar: “Jetoni jetët tuaja si të doni, unë nuk komentoj martesat tuaja”.

Ola reagon ashpër pas komenteve në “Ferma VIP”: Jetën

Me tone të forta, Ola theksoi se është rritur me një tjetër mentalitet dhe se nuk sheh asnjë arsye për të justifikuar mënyrën si zgjedh të jetojë marrëdhënien e saj.

Reagimi i saj ka ndezur menjëherë diskutime të shumta në rrjet, ku një pjesë e ndjekësve e kanë mbështetur për sinqeritetin dhe qëndrimin e drejtpërdrejtë, ndërsa të tjerë vijojnë të komentojnë raportin e saj me Adionin.