KreuCelebrity

Të dy së bashku në studio, Brikena flet për ndarjen me Mateon: Çdo kujtim që kam krijuar deri më sot ka qenë i bukur

Të dy së bashku në studio, Brikena flet për ndarjen me

“Top Arena”, emisioni i dedikuar për Botërorin 2026, ka vijuar me natën e dytë të transmetimit, duke sjellë të ftuar të ndryshëm nga bota e artit dhe sportit. Në mesin e tyre ishte edhe këngëtari i njohur Blero, i cili së fundmi është angazhuar edhe në menaxhimin e futbollistëve.

Në një intervistë të veçantë me Brikenën, pjesë e emisionit, Blero foli për jetën e tij personale, karrierën dhe projektet e reja, ndërsa nuk munguan as momentet e papritura në studio.

Gjatë bisedës, Brikena e pyeti për shprehjen e tij virale “Po s’të deshi familja, s’të don as kojshia”, të cilën Blero e sqaroi duke thënë se kishte lindur gjatë një bisede në “Big Brother” me Metin.

“Ka qenë bisedë mes meje dhe Metit në Big Brother, por e përgëzoj atë që ka bërë montazhin, sepse është shumë kreativ”, u shpreh ai.

Ai tregoi gjithashtu se po mendon të shkruajë një libër autobiografik dhe se futbolli është një pasion i hershëm për të, të cilin tani po e zhvillon edhe profesionalisht.

“E kam ndjekur gjithnjë futbollin, është dashuria ime. Gjithnjë i kam ndihmuar të rinjve në muzikë dhe tashmë po mendoj t’i ndihmoj edhe në sport”, tha Blero.

Në një moment emocional, këngëtari foli edhe për familjen dhe rolin e tij si baba për herë të dytë.

“Vajza ime do të mbesë gjithnjë numri 1 në jetën time, sado fëmijë të kem. Djali është ende i vogël, por fëmija është fëmijë dhe është i shenjtë”, u shpreh ai.

Blero tregoi se me bashkëshorten është njohur përmes shoqërisë së përbashkët dhe shtoi me humor se kur i pëlqen dikush, gjërat ecin natyrshëm.

Duke folur për jetën e tij personale dhe eksperiencat e kaluara, ai tha se çdo periudhë i ka shërbyer si mësim.

“Jam pasuruar në kuptimin e jetës dhe vendimeve të mia. Nuk jam pishman për asgjë, është një mësim jetësor dhe jam krenar që kam pasur të bëj me persona të tillë”, deklaroi ai.

Në studio, momenti më i komentuar ishte kur Blero i ktheu pyetjet Brikenës, duke e pyetur për raportin e saj me Mateon, duke lënë të kuptohet se marrëdhënia e çiftit më të përfolur mund të ketë përfunduar.

“Do të doja shumë të ishit bashkë. Edhe fansat më shkruajnë dhe më thonë të ndërhyj që të ktheheni bashkë. Nuk e dija që nuk jeni më bashkë”, u shpreh ai.

Brikena, nga ana e saj, la të kuptohej se marrëdhënia me Mateon ka marrë fund, duke theksuar se çdo kujtim i krijuar deri më sot mbetet i bukur.

Në fund të intervistës, Blero u pyet edhe për mundësinë e një bashkëpunimi muzikor me Gjestin, për të cilin tha se e njeh prej kohësh dhe e ka mbështetur, por ende nuk ka marrë ndonjë falënderim prej tij.