KreuCelebrity

Jo nga kafshimi i majmunit! Autopsia zbulon shkakun e vërtetë të vdekjes së aktores turke

Jo nga kafshimi i majmunit! Autopsia zbulon shkakun e vërtetë të
Aktorja turke Ece İrtem, e njohur për rolin e Işıl në serialin e suksesshëm “Kızılcık Şerbeti” (Sherbeti i Shegës), u gjet pa shenja jete në banesën e saj në Kadıköy më 15 qershor 2026. Pas vdekjes së saj, në media dhe rrjetet sociale qarkulluan shumë aludime, mes tyre edhe pretendimi se ajo kishte humbur jetën si pasojë e një kafshimi nga majmuni gjatë një udhëtimi në Tajlandë.

Megjithatë, raporti përfundimtar i autopsisë, i hartuar nga Instituti i Mjekësisë Ligjore, ka hedhur poshtë këto spekulime. Sipas ekspertizës mjeko-ligjore, shkaku i vdekjes së aktores ishte helmimi nga alkooli.

Lajmi u konfirmua edhe nga avokati i saj, Uğur Gökkoyun, i cili publikoi një deklaratë zyrtare. Ai sqaroi se Ece İrtem kishte kërkuar ndihmë mjekësore në Tajlandë më 27 maj 2026, pasi ishte kafshuar nga një majmun, dhe mjekët i kishin përshkruar një trajtim 21-ditor me ilaçe. Sipas tij, aktorja e kishte ndërprerë terapinë pas ditës së njëmbëdhjetë.

Avokati theksoi gjithashtu se, bazuar në provat e mbledhura dhe dokumentacionin mjekësor, Ece kishte konsumuar alkool para se të takonte nënën e saj në mbrëmjen e ditës së ngjarjes. Ai shtoi se rasti është vënë në dijeni edhe të autoriteteve hetimore dhe u bë publik për të shmangur keqinformimin, sidomos duke pasur parasysh udhëtimet e shumta drejt vendeve të Lindjes së Largët.