KreuCelebrity

Dhimbje e madhe për Rezart Veleshnjën, aktori humb njeriun e dashur

Dhimbje e madhe për Rezart Veleshnjën, aktori humb njeriun e dashur

Aktori i njohur Rezart Veleshnja po kalon një moment të vështirë në jetën e tij personale, pasi ka humbur të atin.

Lajmin e trishtë e ka ndarë vetë aktori përmes një mesazhi prekës në Instagram, ku ka shprehur dhimbjen e madhe për ndarjen nga jeta të njeriut të tij të shtrenjtë. Me fjalë të ndjera, Rezarti e ka përshkruar të atin si babain më të mirë në botë, duke treguar boshllëkun e madh që kjo humbje ka lënë tek ai.

“Ishe babai më i mirë në botë, më ke lënë një boshllëk që nuk e di si do t’ia bëj! Ma thave zemrën… Zoti do të të mbajë afër vetes vetëm për shpirtin dhe humorin që ke!”, ka shkruar aktori.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Shared post on

Mesazhi i tij ka prekur ndjekësit, miqtë dhe kolegët, të cilët i kanë shprehur ngushëllime dhe mbështetje në këtë moment të dhimbshëm.

Rezart Veleshnja është një nga figurat më të dashura për publikun shqiptar, i njohur për energjinë, humorin dhe rolet e tij në skenë dhe ekran.