KreuCelebrity

Pas “Amore”, Vanesa Sono dhe Adion japin lajmin që fansat po prisnin

Pas “Amore”, Vanesa Sono dhe Adion japin lajmin që fansat po

Vanesa Sono dhe Adion kanë bashkuar forcat për të sjellë projektin e tyre më të ri muzikor, të titulluar “Amore”, një duet që duket se ka ardhur fiks për të hapur sezonin veror.

Dy artistët ishin të ftuar në studion e “Lancio” në Top Albania Radio, ku folën më shumë për bashkëpunimin e tyre, raportin artistik dhe planet që kanë për të ardhmen.

Gjatë intervistës, ata u pyetën se çfarë vlerësojnë më shumë tek njëri-tjetri. Adion nuk i kurseu fjalët e mira për Vanesën, duke e përshkruar si një nga njerëzit më të fortë që ka njohur, ndërsa vlerësoi edhe mënyrën se si ajo i realizon gjërat.

Çfarë ju inspiron juve?

Adion: Mua më inspiron Ola.

Vanesa: Ndërsa mua më inspiron kjo gjëja që Ola dhe Adi kanë, dashuria. Gjithmonë nga dashuria kam shumë inspirim.

Nga ana tjetër, Vanesa theksoi talentin e Adionit në muzikë, duke u shprehur se ai është personi që mund të ulet dhe ta përfundojë një këngë brenda pak minutash.

Artistja foli edhe për tregun muzikor shqiptar, duke pranuar se ai ka vështirësitë e veta dhe kërkon shumë punë, përkushtim dhe investim. Sipas saj, e rëndësishme është që muzika të bëhet me dashuri të vërtetë.

Por “Amore” nuk është projekti i vetëm që fansat duhet të presin. Vanesa zbuloi se së shpejti do të vijnë edhe balada, të cilat pritet të publikohen gjatë dimrit. Ndërsa Adion konfirmoi se ata kanë edhe dy këngë të tjera bashkë.

Duket se ky bashkëpunim mes Vanesës dhe Adionit nuk do të ndalet me kaq, pasi dyshja kanë ende surpriza muzikore për publikun.