
Deni Baci, vëllai i moderatores së Top Albania Radio, Heidi Baci, ishte i ftuar në puntatën e fundit të emisionit “Punë pa teka”, ku foli për raportin e ngushtë me motrën e tij dhe jetën mes Italisë dhe Shqipërisë.
Gjatë intervistës me gazetaren Kristi Gongo, ai u pyet se në cilin format i ka pëlqyer më shumë Heidi, në “Grande Fratello VIP” në Itali apo në “Big Brother VIP Albania”.
Pa hezitim, Deni zgjodhi eksperiencën shqiptare, duke u shprehur se e ka pëlqyer më shumë Heidin në “Big Brother VIP Albania”, edhe për faktin se ka pasur mundësinë të futet vetë në shtëpi gjatë aventurës së saj.
Ai tregoi gjithashtu se, për shkak se jeton në Itali, nuk takohet shpesh me motrën, por theksoi se i mungon shumë. Ndërsa për mundësinë e kthimit në Shqipëri, Deni tha se ndihet mirë në Itali, por gjatë verës mund të kalojë disa javë ose edhe një muaj pranë familjes dhe Heidit.
