
Brooklyn Beckham raportohet se ka reaguar me zemërim ndaj postimeve të fundit të David dhe Victoria Beckham në rrjetet sociale për Ditën e Babait, pavarësisht se ai, sipas burimeve, u kishte kërkuar më herët të mos e përfshinin apo etiketojnë në publikime online.
Sipas The Sun, 27-vjeçari dëshiron të mbajë distancë nga rrjetet sociale të prindërve ndërsa vazhdon tensioni brenda familjes Beckham.
Një burim i afërt me situatën u shpreh: “Ai është shumë i mërzitur për këtë. U ka kërkuar ta lënë të qetë, por ata vazhdojnë të publikojnë për të.”
Sipas të njëjtit burim, veprime të tilla vetëm sa e rikthejnë në vëmendje konfliktin familjar dhe e përkeqësojnë situatën.
“Thjesht e hapin sërish gjithë situatën. Ai do të donte që ta linin në paqe,” shtoi burimi.
Në postimet e tyre për Ditën e Babait, Victoria Beckham ndau një foto familjare të Davidit me katër fëmijët e tyre dhe e përshkroi atë si “babain më të mirë”.
Ndërkohë, David Beckham publikoi një seri fotosh, përfshirë imazhe bardhë e zi me fëmijët nga periudha e hershme, si dhe foto individuale me secilin prej tyre. Në mesazhin e tij, ai e cilësoi atësinë si rolin më të rëndësishëm të jetës së tij dhe falënderoi Victorian për familjen që kanë ndërtuar së bashku.
