KreuCelebrity

“Në zemrën time përgjithmonë” Elijona përkujton motrën e ndjerë në ditën e ditëlindjes

Elijona ka ndarë sot një mesazh emocional në rrjetet sociale, duke përkujtuar motrën e saj të ndjerë, Erlindën, në përvjetorin e lindjes së saj.

Në një postim në Instagram, ajo ka publikuar një fotografi bardhezi ku shfaqet krah së motrës, të cilën e ka shoqëruar me një dedikim të ndjerë që ka prekur ndjekësit e saj.

Në mesazhin e saj në anglisht, Elijona shpreh dhimbjen dhe dashurinë e pashuar, duke theksuar se kujtimi për të motrën do të mbetet gjithmonë i gjallë në zemrën e saj:

“Deri në takimin tonë përsëri, do të mbetesh përgjithmonë në zemrën time. Gëzuar ditëlindjen në parajsë, Lindushe.”

“Në zemrën time përgjithmonë” Elijona

Familja e saj u përball me një tragjedi të rëndë në korrik të vitit 2021, kur një aksident i rëndë me autobus në Kroaci u mori jetën nënës dhe motrës së Elijonës, duke lënë pas një dhimbje të madhe për familjen.