Krishtlindjet dhe festat e fundvitit janë sinonim i dhuratave. Procesi i blerjes së tyre mund të kthehet në një moment argëtimi, por edhe në një gjest vlerësimi dhe përkujdesi ndaj partnerit ose partneres. Këto gjeste të vogla, janë gjithashtu një mënyrë që tregon sesa e njihnii njëri – tjetrin dhe që mendoni për atë, ndaj surprizoni të dashurit e zemrës. Zgjidhni dhurata që kanë simbole të forta dhe që ju mbajnë të lidhur përgjithmonë.
AJO - TRE DHURATA PËR TË BASHKËSHORTIN/TË DASHURIN

PORTOFOL PËR KARTAT E KREDITIT
Edhe pse ai mund të ketë portofola, piketoni një model për mbajtjen e kartave të kreditit. Investoni duke zgjedhur një version që ka shumë stil - me efekt prej lëkure krokodili. Ka hapësirë për të vendosur 6 karta krediti në pjesët anësore dhe një xhep në mes për kartëmonedha ose fatura. Ky është një aksesor me të cilin do t’ju kujtojë, sepse e mban me vete gjithnjë dhe është një gjest që tregon se ai vlen shumë për ju.

ALTERNATIVË MË E MIRË SE DUHANPIRJA TRADICIONALE
Nëse ai është duhanpirës klasik është koha të kalojë në alternativa më të mira. IQOS ILUMA është një vendim më i mirë, pasi nuk e djeg, por e ngroh duhanin. Tani nuk do të keni tym, hi dhe erë të pakëndshme të tymit në shtëpi. Zgjidhni nga gama e gjeneratës IQOS ILUMA, e cila falë opsionit ‘Pause Mode’, dhuron një eksperiencë të re, më të pastër dhe më moderne në jetën tuaj, që ai do ta vlerësojë. IQOS ILUMA vjen në disa ngjyra, ndaj mund të zgjidhni ato që i përshtaten: Midnight Black, Aspen Green apo Garnet Red.

BILETË FUTBOLLI OSE KONCERTI
Ju e dini sesa tifoz i çmendur është ai për skuadrën e tij të zemrës, ndaj prenotoni një biletë për të ndjekur ndeshjen e preferuar. Nuk ka rëndësi nëse ndeshja mbahet vitin tjetër, pasi kur t’ja tregoni dhuratën – biletë, kjo do ta bëjë më emociouese atmosferën. Nëse ai është fans i një grupi muzikor, prenotoni një biletë në çift për koncertin, kështu jo vetëm do të përjetoni emocione unike, por edhe do të argëtoheni së bashku.
AI – TRE DHURATA PËR TË BASHKËSHORTEN/TË DASHURËN
BIZHUTERI
A e dini atë thënien “Bizhuteritë janë miqtë më të mira të grave”? Kjo vlen sidomos për festa. Sado të njihni shijet e asaj, mos rrezikoni të zgjidhni unaza ose vathë. Një byzylyk do të ishte më i përshtatshëm. Nëse ajo e do luksin, një prej ari është dhurata e shkëlqyer. Personalizojeni duke vendosur shkronjën e emrit të së dashurën tuaj. Nëse ajo nuk e do luksin e tepërt, një varëse me perla, do të ishte ideale për festa.

AGJENDA 2026
A doni që ajo t’ju kujtojë çdo ditë të vitit? Një ditar-agjendë për vitin 2026 është i duhuri. Zgjidhni një model i cili ka pamje fashion, jo një bllok të zakontë. Ju sugjerojmë një version elegant, kapakët e të cilit janë të veshura me lëkurë dhe mbyllen me një mbërtheckë metalike, duke e kthyer në një aksesor plot shkëlqim. Aty, ajo mund të planifikojë të gjitha takimet e punës, por edhe të caktojë datat speciale që ju keni si çift.
Filxhan – termus
Filxhanët - termus janë shoqëruesit më besnikë në jetën e përditshme të vajzave dhe grave, jo më kot i shihni ngado duke i mbajtur në dorë. Një version që transmeton shumë prakticitet, por edhe stil, janë filxhanët e mëdhenj prej çeliku inoksi – ato i mbajnë të ngrohta produktet për një kohë të gjatë. Një model i veshur me lëkurë të gomuar e bën të duket akoma më IN. Kështu, ajo do t’ju kujtojë në çdo gllënkë që pi gjatë ditës.
