KreuStil Jetese

Si mund të arrijmë një buzëqeshje perfekte pa dëmtuar dhëmbët natyralë?

Sot në të gjithë botën është kthyer në një trend për të gjithë aktorët dhe nga çdo person që do një buzëqeshje perfekte dhe brilante pa dëmtuar dhëmbët natyralë duke përdorur faseta Emax. E gjitha kjo arrihet fillimisht nga konsulta që bëhet me doktorin stomatolog ku vendoset nëse është e mundur të vendosen faseta ku mbi të gjitha duhet të konsiderohet teknika dhe materiali që do të përdoren.


Fasetat Emax dhe Emax Lumineers janë materiale që përdoren më shpesh për faseta estetike, ku janë më të fortë se porcelani Cerinate. Trashësia e tyre është rreth 0.3mm 0.5mm. Kështu ato janë mjaft të ngjashme me një lente kontakti. Një nga avantazhet e Emax është se ajo kërkon pak ose aspak reduktimin e dhëmbëve për aplikimin e këtyre fasetave.

Emax është përbërë nga qeramikë litium disilikate qeramika. Nuk është vetëm i qëndrueshëm, por gjithashtu ofron estetikë për raste të pazgjidhura. Tejdukshmëria e Emax Lumineers janë të dizajnuara për të replikuar strukturën tuaj natyrale të dhëmbëve. Kështu, askush nuk do të kuptojë që je nënshtruar restaurimeve në buzëqeshje. Emax Lumineers do të përputhen me dhëmbët tuaj ekzistues. Në këtë mënyrë, do të arrihet integrimi natyror tek buzëqeshja juaj. Gjithashtu mund të jenë të personalizuara bazuar në hije dhe ngjyra që ju pëlqen. Ata kërkojnë pak ose aspak lemimin e dhëmbëve, duke ruajtur integritetin e strukturës ndaj dhëmbit. Plus, ju nuk do të përjetoni stres për dëmtimin e dhëmbit tuaj.

Dhe në qoftë se ju nuk jeni të kënaqur, ata mund të hiqen lehtë pa dëmtuar strukturën e dhëmbëve. Përveç kësaj, nuk ka dëme për nervat e dhëmbit.

Dr. Armand Alushi

Sa kohë mund të qëndrojnë në gojë?

Emax Lumineers mund të zgjasë nga 5 deri në 20 vjet, në varësi se si ju të kujdeseni për to, teknika që ndiqet dhe shumë faktorë që mund të ndikojnë në jetëgjatësinë e tyre.

A janë për të gjithë të aplikueshme?

Për fat të keq, Emax veneers porcelani dhe Emax Lumineers nuk janë për të gjithë. Kjo është arsyeja që ju duhet të shihni nëse kjo teknikë lejon që të jesh një kandidat i mirë për këtë procedurë.

Një nga gjërat që duhet të merret parasysh është kafshimi ku mund të luajë një rol të rëndësishëm në përcaktimin nëse kjo procedurë restaurimi është një zgjedhje e shkëlqyer për ju. Duhet parë së dyti dhe struktura e dhëmbëve si janë.

Së treti duhet të jenë të gjithë dhëmbët e pranishëm në pjesën frontale që të aplikohet kjo teknikë.

Kandidatët pacientë të cilët janë konsideruar për faseta janë: pacientë që kanë hapësira në mes të dhëmbëve, pacientët që kanë njolla në dhëmbët frontalë, pacientët që kanë shumë mbushje në dhëmbët frontalë, pacientët që duan një kolor dhe një madhësi perfekte. Për të pasur faseta, pacientët duhet të kenë një gjendje të mirë periodontale të mishrave të dhëmbëve dhe një kontroll të mirë në shëndetin e përgjithshëm oral.

Nëse nuk jeni një kandidat i mirë, nuk duhet të shqetësoheni. Ka teknika dhe procedura të tjera për të përsosur dhe për transformimin e buzëqeshjes ideale për rastin tuaj.

Kujdesi për fasetat

Sugjerohet larja dhe flossing ashtu si dhëmbët natyralë të rregullt. Larja e duhur çdo ditë dhe përdorimi i pastës së dhëmbëve jo-gërryes me përmbajtje fluori.

Duhet të kufizohet përdorimi i kafesë si dhe i ushqimeve të tjera njollë-lënës. Fasetat do të duhet të zëvendësohen në një pikë, pa marrë parasysh se sa mirë ju jeni kujdesur për to. Por, higjiena e duhur në gojë do të ndihmojë zgjatjen e afatit për aq kohë sa të jetë e mundur. Nëse ju jeni të vendosur për të përdorur faseta, më parë duhet të konsultoheni me dentistin dhe të siguroheni që keni kuptuar çdo fazë të procesit si dhe koston. Një buzëqeshje e bukur, ndikon edhe në rritjen e besimin dhe të mirëqenies tuaj.

 

Tags:

Home bordo