KreuStil Jetese

Mes lotësh, Vikena Kamenica rrëfen momentin më të vështirë të jetës së saj!

Mexosopranoja e njohur e Teatrit të Operës dhe Baletit, Vikena Kamenica, ka qenë e ftuar së fundmi në emisionin “E ardhmja është vajzë” dhe ndër të tjera ka folur edhe për momentin e saj më të vështirë në jetë.

Me lot në sy, Vikena tregoi se një vit më parë, nëna e saj u sëmur dhe asaj iu desh të bëhej e fortë dhe të merrte e vetme vendime të rëndësishme.

“Para 1 viti, në maj, mami bëri një ndërhyrje në zemër dhe duke qenë në situatë pandemie, ishte një situatë jo e lehtë për t’u jetuar nëpër spitale. Ndërkohë ishin sytë e të dyjave, e të treve më saktë, me gjithë vëllain, që ishin drejtuar tek unë që duhet t’i jepja zgjidhje kësaj situate. Vendime që duhet t’i merrja vetëm unë.

Normalisht me njerëzit e afërt, lotët, dyshimet, frikërat e mëdha, vendime që po i merrja dhe thosha ‘Si do më çojë Zoti. Po i marr të mira, të gabuara?’. I vendosja po unë. Vendosja për doktorët që do ta ndiqnin, normalisht do të isha unë që do të komunikoja me të gjithë, ai që do ta operonte. Frikëra pafund janë, jeta… Në atë moment kishim ndërruar pozicionet dhe e shihnim njëra-tjetrën në sy, edhe pse prapë kisha nevojë të shkoja tek ajo t’i thosha ‘o ma po si t’ia bëj kësaj’. Por nuk e bëja dot, nuk ia thosha dot.

Është një grua shumë e zgjuar, shumë e fortë, por në atë moment ishte bërë e dobët, por çdo gjë e kupton e jashtëzakonisht mirë dhe arriti në atë pikë kuptoi dhe gjënë kryesore timen dhe tha ‘mam më fal që çdo vendim duhet ta marrësh ti në këtë moment’. Deri në atë moment, nëse mund të kem pasur episode të tjera, kur ti thua kam pasur këtë moment të vështirë, deri në atë moment kam thënë ky qenka momenti më i vështirë i jetës time.

Sepse sido që të shkonte situata unë do ta kisha në kurriz. Por Zoti e deshi, faleminderit mjekëve, miqve shumë të mirë. Zoti e deshi që gjithçka të shkonte mirë, po bën një vit, normalisht kujdesi është i jashtëzakonshëm. Mami e do akoma edhe më shumë jetën pas atij çasti”, përfundoi ajo.

Tags:

Home bordo