KreuStil Jetese

Veshjet më të mira të VIP-ave në “Grammy Awards 2022”!

Mbrëmjen e kësaj të diele u mbajt ceremonia e ndarjes së çmimeve “Grammy Awards 2022”.

“Grammy 2022” hapi tapetin e kuq për një ceremoni të mbushur me yje, duke festuar kandidatët dhe interpretuesit si Olivia Rodrigo, Billie Eilish, Justin Bieber, Lil Nas X, Brandi Carlile, Silk Sonic, BTS e të tjerë.

Jon Batiste kryesoi këtë vit me 11 nominime, ndërkohë Bieber, Doja Cat dhe H.E.R. fituan nga 8 dhe Billie Eilish dhe Olivia Rodrigo nga 7.

Një nga gjërat më të mira për tapetin e kuq të “Grammy”-it është se në thelb, gjithçka duket bukur. Artistët mund të vishen sa më të çuditshëm që të jetë e mundur, ndryshe nga tapeti i kuq i “Oscars” ose “Emmy” ku magjepsja tradicionale e Hollivudit është një nga normat e caktuara.

Më poshtë do të gjeni veshjet më të bukura në “Grammy Awards 2022”, nga të cilat mund të merrni frymëzimin e duhur.

 

 

Tags:

Home bordo