Në mediat sociale qarkulloi lajmi se ish-partnerja e Stresit, Keisi, punon kameriere në një klub nate në Kanada.
Së fundmi lidhur me këto lajme Keisi ka vendosur që të reagojë përmes disa postimeve në Instastory. Ajo ka theksuar se ka punuar që në moshën 18-vjeçare dhe nuk e ka mohuar punën që bën, e nuk i vjen as turp për këtë.
Ish-partnerja e Stresit ka folur edhe për reperin, i cili ditën e djeshme i doli në mbrojtje. Keisi tha se për reperin do të ruajë përjetësisht një respekt shumë të madh.
“Pas një periudhe shumë të gjatë larg Shqipërisë, vazhdojnë portale dhe shkrime… normalisht nuk do të komentoja sepse unë se kam konsideruar kurrë veten VIP e jo më tani që jam totalisht e shkëputur, por këtë herë do flas. Unë kam punuar që 18 vjeç. Në asnjë moment nuk e kam mohuar punën apo të kem ndjerë turp. Punoj 5 ditët e javës në bankë, dhe pasi mbaroj aty punoj dhe në lounge. Kam qenë vetë ajo që kam postuar, nuk më keni kapur gjë mat apo në turp. Jam shumë krenare madje sepse nuk jam shtirur kurrë të jetoj një jetë ndryshe nga kjo që jetoj.
Punoj shumë dhe shijoj lekun tim, qoftë në marka, pushime apo veshje e çdo gjë tjetër. Haptazi e kam treguar vendin e punës. Vijnë shumë shqiptarë dhe më takojnë dhe flas me to si një njeri normal. Madje për shqiptarët në Toronto jeni të mirëpritur. Jap gjithë këtë shpjegim sepse është turp ta konsideroni punën ulje dhe më vjen gjynah sepse i bie nëse një femër në Shqipëri punon, ju do e ulni, epo atëherë çfarë zgjidhje ju i jepni femrës? Përtej kësaj dua ta bëj dhe shumë të qartë që unë dhe Arkimedi do të ruajmë përjetësisht një respekt shumë të madh për njëri-tjetrin. Gjithmonë më ka mbështetur dhe do ta mbështes. Lërini llafet e më lini rehat se jam në anën tjetër të botës dhe merreni kot me budalliqe”, ka shkruar Keisi në Instastory.
Çfarë i ndodh trupit në 30 ditët e Argjërimit ?
Horoskopi ditor, e diel 3 Prill 2022
Shihni se çfarë thonë yjet për muajin prill!







