KreuStil Jetese

Tërhiqen nga tregu, vezët e çokollatës “Kinder Surprise” përmbajnë salmonelë!

Vezët e “Kinder Surprise” janë tërhequr nga tregu në Mbretëria e Bashkuar, pasi është shtuar frika se mund të përmbajnë salmonelë.

Agjencia e Standardeve të Ushqimit në Mbretërinë e Bashkuar kanë gjetur një lidhje midis rasteve të raportuara të helmimit nga salmonela dhe çokollatës “Kinder Surprise”.

Si masë paraprake, “Ferrero” ka tërhequr produktet dhe njerëzit po këshillohen të mos i hanë.

Tina Potter, drejtuese e FSA-së, tha: “Ne mirëpresim qasjen paraprake të ndërmarrë nga Ferrero dhe po këshillojmë konsumatorët që të mos hanë asnjë nga produktet e listuara në alarmin e FSA. Është vërtet e rëndësishme që konsumatorët të ndjekin këtë këshillë për të shmangur rrezikun e sëmundjes nga helmimi nga salmonela. Ne e dimë se këto produkte të veçanta janë të njohura për fëmijët e vegjël, veçanërisht me afrimin e Pashkëve, kështu që ne do t’i nxisim prindërit dhe kujdestarët e fëmijëve të kontrollojnë nëse ndonjë produkt i tillë ndodhet në shtëpinë e tyre”.

Tags:

Home bordo