Gjithcka po i afrohet fundit në “Love Story” dhe vajzat i kanë shtuar përpjekjet për të fituar zemrën e Saimirit. Teksa pritet se cfarë do të ndodhë javët e ardhshme, ato i kanë dërguar nga një mesazh Saimirit dhe kureshtja është e madhe për të ditur se cfarë kanë shkruar. Vajzat janë rrëfyer për “Daily Love Story”, duke nisur me Xhesin, që tha se mesazhi i saj kishte qenë praktikisht një kërkesë për një trëndafil! Flavia kishte shkruar” “Saimir mos më elimino! Nuk kam asnjë mesazh”, dhe pastaj në fund u veteleminua teksa tha se nuk e kishte pritur se do të arrinte deri këtu. Merit ha duke iu referuar Saimirit: “Të bëjë çfarë të ndjejë ai, zemra e tij”. Generda nuk pranoi të dërgonte një mesazh për protagonistin: “Saimirin e shoh edhe pak edhe ia them vetë”,– tha ajo pak para se spektakli të fillonte.

