KreuCelebrity

Fotoja e aktivitetit të tij në kohë Covid-i u bë virale, si përgjigjet Ermal Mamaqi!

Në një kohë kur masat e rrepta anti-covid kërkohet të respektohen nga të gjithë, duket sikur yjet përjashtohen ca nga ky rregull. Në Angli ka pasur diskutime të mëdha mbi këtë fakt, por edhe në Shqipëri, rastet nuk kanë munguar. I tillë ishte ai i trajnimit të organizuar nga Ermal Mamaqi në një sallë të mbushur me njerëz, ku u pa qartë se u anashkaluan rregullat që lidhen më grumbullimet në ambjente të mbyllura, mbajtja e maskës apo ruajtja e distancës fizike.

Ermali kërkoi ndjesë dhe njoftoi përmes një statusi në rrjetet sociale se evente të ngjashme, tani do të zhvillohen online. “Miq të dashur, ju kërkoj ndjesë për shqetësimin që ju është krijuar nga fotoja e aktivitetit. Më lejoni tju sqaroj që Trajnimi Mendo Ndrysho pritej të bëhej nga një grup i vogël njerëzish, kryesisht stafi ynë, duke respektuar masat e Covidit. Por ndodhi që në trajnim erdhën më shumë nga çfarë ishte planifikuar dhe e kishim të vështirë të mos ti pranonim brënda… Sidoqoftë edhe pse u munduam të kishim një distancë si ajo që është në kinematë që vazhdojnë aktivitetin, marr përgjegjësi të plotë për rastin që nuk duhet të ndodhte. E di që situata që po kalon i gjithë planeti është shumë sfiduese. Por pikërisht kjo situatë më ka shtyrë të bëj këtë që po bëj tani. Të ndaj me ju mësime që i kam mësuar nga më të mirët dhe i kam aplikuar në jetën time. Ajo që ndodh në këto trajnime është e mrekullueshme, njerzit janë më të motivuar për jetën, punën dhe të ardhmen. A nuk është kjo ajo që duam? Më falni Miq që nuk jam modest, por nuk mund ta mbaj vetëm për vete diçka që e di me siguri se tranformon jetën tuaj dhe e bën atë më të bukur dhe me vlerë. Ju falenderoj për mirëkuptimin dhe ju sqaroj përsëri që dëndësia e njerëzve në sallë nuk ishte më e madhe se ajo që është në autobus, Korçë ose kur kanë oferta qëndrat trengtare. Ju uroj të gjithëve që të jeni mirë bashkë me familjet tuaja! Deri në rikthimin e normalitetit trajnimet do të jenë të gjitha online”, ka shkruar ai.