Emisioni Stop, i cili e denoncoi i pari rastin e sanitares që hiqej si infermiere dhe i zhvati 8 milionë lekë të vjetra vajzës së një viktime të Covid 19, ka publikuar mesazhet e dëshpëruara të vetë që vetë pacientja e cila më vonë ndërroi I dërgonte Tire Alldervishit.
Ajo i lutej për bukë dhe ujë, ndërsa Tire, që merrte sakaq para për t`I shërbyer, nuk dukej gjëkundi. Në datën 6 Dhjetor në mëngjes, e ndjera niste këtë mesazh: “Të hënksha m****, hajde 1 sekondë”. Pas 45 minutash, Tirja nuk ishte shfaqur ended he ajo nis mesazhin tjetër. “O Tire, hajde të hënksha m****. Ku je? Hajde”. “A e takove Anin”, vazhdon ajo e dëshpëruar me shpresën se paratë që jepte vajza do ta nxisnin t`i shërbente. Në 12 dhjetor, në orën 09:30 të mëngjesit, pacientja që vuante edhe nga diabeti, ende nuk kishte ngrënë mëngjes. “O Tire, po më dridhet trupi për bukë. Po më bie diabeti, hajde shpejtë”. Pas gjysmë ore, pacientja sërish e pangrënë, i përgjërohet edhe një herë. “Të thashë më jep çik bukë, më ike”. Në 13 dhjetor në drekë, sërish lutje për vaktin e radhës. “Kur do të ha bukë. S’ma bërë insulinën, të lutem hajde pak. O Tire hajde pak të lutem”. E njëjta situatë edhe në 15 dhjetor, ku sërish lutet për një copë bukë. “Pse më tradhtove? Jam keq. Më kthe përgjigje”. Ndërsa Tirja qe thoshte se pacienten e kishte teze, I përgjigjej: “Mirëmëngjes teze. Jam në shtëpi, jo në punë”. “Të du shumë, hajde pak. Hajde më jep pak ujë. A je në punë? Hajde më vrit me duart tuaja dhe ik”, vazhdonte pacientja ë po shkonte drejt fundit të saj.

