Mjafton kjo foto e Enada Hoxhës me të birin për të parë se Roan është një kopje e saj ( babi Gerd Vaso të mos mërzitet)!
Balerina e njohur dhe djali i saj ishin të ftuar speciale tek ‘Procesi Sportiv’. Enada publikoi disa video nga prapaskenat ku shihej teksa tentonte t`i largonte emocionet të birit me lëvizje të ndryshme që e bëjnë të qeshin. Nga emisioni, ne mësuam se Roan është i apasionuar pas sportit, madje është dhe pjesë e ekipeve të moshave të reja e paska marrë pjesë dhe në disa turne për të vegjlit. Një vogëlush mjaft aktiv, edhe pse duket se nuk ka ndjekur të njëjtën rrugë më prindërit e tij, që të dy balerinë të njohur të Teatrit të Operës dhe Baletit.


