KreuCelebrity

Ciljeta Xhilaga, dy fjalë për të atin që u nda nga jeta!

Ciljeta Xhilaga e tregoi me një mesazh mjaft të ndjerë se cfarë dhimbjeje po përjeton në këto momente. I prekur nga Covid 19, i ati përfundoi në intubim e ndonëse ajo e dinte se sa rëndë ishte gjendja, padyshim deri në fund ka shpresuar në një mrekulli. Mrekulli, e cila fatkeqësisht, nuk ndodhi. Me postimin e saj, këngëtarja tregoi se cfarë raporti të afërt ka pasur me të atin, humbja e të cilit do të mbetet një plagë për të. “O zemra ime ti, që dhe një libër të shkruaj për ty nuk mbarojnë fjalët çfarë njeriu ke qenë ti dhe çfarë babai shembullor… Kurrë s’më ka munguar asgjë që fëmijë, vetëm falë teje. Më dhe çdo gjë në jetë, e mbaj mend si tani kur më çoje në kurs anglishteje e italishteje që fëmijë, kur më çoje në kursin e notit e në çdo vend tjetër ku kisha unë dëshirë. Më mbështete në çdo hap timin në jetë, të drejtë apo të gabuar, për mua ke qenë babai ideal dhe jam krenare që kam mbartur nga ty virtytet më të mira: dashamirësinë dhe zemrën e bardhë. Të paktën ëndrrën time më të madhe e realizova, të bëra gjysh o zemra ime ti, që vetëm kur të përmendja Fernandon reagoje. Inshallah ALLAHU ta ka ruajtur një vend të mirë në Xhenet afër Profetit tonë MUHAMED. Të dua përgjithmonë babush”, ka shkruar Ciljeta.