KreuCelebrity

Humbi për dy vite 23 kilogramë, Aurela Gace tregon sekretin!!!

Në ka fjalë që e përkufizon më mirë Aurela Gacen, ajo është “energjike“. Këtë, këngëtarja e njohur e ka me shumicë. Por duket se edhe vullneti nuk I mungon sepse falë tij, ka arritur të humbasë në dy vjet plot 23 kilogramë, e kjo i detyrohet stërvitjes. Si për të bërë krahasimin, Aurela postoi në ‘Instagram’ një foto të sajën 6 muaj pas lindjes së vajzës dhe një të shkrepur ditën e sotme. Ndryshimi është I dukshëm, sidomos tek pjesa e barkut. Dhe lajmi I mirë është se të gjithë këtë, e ka arritur pa dieta strikte.

“As e stresova veten dhe as mbajta dieta të forta. Madje kam ngrënë shëndetshëm, por edhe ha nëse më hahet picë e akullore. Një jetë kam dhe nuk dua t’i privoj vetes të drejtën për të shijuar ushqimin, pasi jam njeri që ha me dëshirë e me neps. Nuk kam kërkuar forma perfekte, sepse ato bëhen me mënyrë tjetër jetese, duke filluar nga ushqimi. Thjesht s’kam ndaluar stërvitjen. 23 kilogramë më pak për 2 vjet. Por e rëndësishme është se ndjehem e fortë, e lehtë, e palodhur. Vajza, nëna, mama të reja, mos lejoni askënd t’ju tregojë se nuk mundeni”, shkruan këngëtarja.

 

 

 

Epo tani, kur e fitova une kete rezistence , po ju goca edhe mama … Te dyja lindjet e fëmijëve jane bere me operacion. Indet u prene , barku e i gjithe trupi “sallatë” , por ja qe s’ka gje që s’bëhet nëse ne duam. ——- ——– #beje #perveten #perfamiljentende #behueforteperfemijetetu #doitforyou #fitmama #proudmama#workhardplayhard #workout #routine #workathome #mund #tabesh #neshtepi # #ps. Kjo nuk eshte lodhje, eshte kenaqesi, eshte jetë, te mbush me energji kaq te bukur, te rigjeneron .

A post shared by Nuk kam rregullore te shkruar! (@aurelagaceofficial) on