Nuk e dimë nëse janë joshur nga suksesi i filmit të Ermal Mamaqit “dy gisht mjalte”, por shumë shpejt një tjetër komedi do t’i shtohet kinematografisë shqiptare.

Bes Kallaku dhe Olsi Bylyku shumë shpejt do të sjellin një film të ri, i cili do të prodhohet nga kompania kinematografike e aktorit Kallaku, e cila quhet “Loku Film”.

News31 shkruan se në komedinë që pritet të shfaqet së shpejti, Besi do të ketë rolin protagonist, ndërsa ende nuk dihet roli i aktorit tjetër të humorit Olsi Bylyku.
Dyshja aktualisht janë moderatorë dhe aktorë në rubrikën “BE caffee” në programin E Diela Shqiptare
