Armina Mevlani ka zgjedhur qytetin e Parisit për të festuar ditëlindjen e 28-të, e me siguri shoqëruesi është njeriu i zemrës Shkëlzeni, ndonëse nuk e kemi parë në fotot dhe videot e postuar nga blogerja bukuroshe në Instagram.
Pasi ka shkuar ora 12 në mesnatë, çifti ka darkuar në një prej bareve të Parisit, për tu drejtuar më pas në ambientet e Hotel Juliana ku edhe janë akomoduar.
Sot bukuroshja e modës së bashku me partnerin ka bërë një xhiro në rrugët e qytetit të dashurisë, ndërsa me siguri gjatë ditës dyshja ka rezervuar surpriza të tjera për të festuar ditëlindjen e Arminës.





