KreuCelebrity

Justin Bieber dhe Hailey Baldwin e kanë më në fund një datë për martesën!

Justin Bieber dhe Hailey Baldwin kanë dashur gjithmonë një dasmë formale sipas traditave, ku të ftojnë familjarë, miq e të afërm. Çifti i njohur janë celebruar shtatorin e kaluar, e që atëherë fansat janë në pritje të një date për dasmën e madhe. Që prej shtatorit çifti ka bërë publike tre data, por asnjëra prej tyre nuk kokluzoi në dasma.

Sipas Us Weekly duket se familja Bieber e ka më në fund një datë zyrtare dhe Justin dhe Hailey duan që dasma e tyre të bëhet në një peridhë e datë që të ketë kuptim.

“Ka mundësi që dasma e tyre të bëhet në 1-vjetorin e celebrimit, në shtator”; ka thënë një burim për tabloidin e njohur.

Për momentin bashkëshortja e Justin, Hailey është shprehur se nuk është e fokusuar tek dasma, por tek shëndeti i partnerit të saj, i cili që prej shkurtit të këtij viti po kurohet për problemet me depresionin.