Përpara, familjet mbretërore i pranonin me shumë vështirësi lidhjet me “njerëz të zakonshëm“. Këta të fundit e kishin mjaft të vështirë të bëheshin pjesë e universit të jetës së tyre luksoze. Për shekuj me radhë, u mbrojt në këtë mënyrë “ gjaku blu“ dhe pjesëtarët e familjeve mbretërore në gjithë botën martoheshin me kushërinjtë e tyre. Por gjerat, me kalimin e kohës ndryshuan; Meghan Markle nuk është aspak I vetmi yll që arriti ta bënte një gjë të tillë.
Grace Kelly hoqi dorë nga karriera për tu fejuar me princ Ranierin e Monakos.
Letizia Ortiz Rocasolano ishte gazetare kur u dashuruar e më pas lidhi kurorë me princin Felipe të Spanjës.






