Ishte një mbrëmje që nuk do të harrohet lehtë për Turin. Si fillim, ishte mamaja e tij, e cila kishte zgjedhur që ta falenderonte publikisht djalin e saj, për gjithcka ai ka bërë për familjen, pas humbjes së babait.
Më pas ishte vëllai, Eljo, një person shumë i rëndësishëm për moderatorin. Edhe ai kishte dy fjalë, për vëllain, shokun, babain e tij. Turi për të i ka bërë të gjitha rolet në këtë jetë, sepse kështu do kishte dashur të ndodhte ai, që sot i sheh nga parajsa.
Dhe e fundit, ishte Orinda, gruaja, por duke e theksuar që këtë term e përdor jo në kuptimin e pronës, por në të tërë kuptimin biblik. Ndryshe nga mamaja dhe vëllai, Orinda kishte bërë një listë me gjërat që nuk pëlqente tek Turi,ku sic te gjitha vajzat, edhe ajo ankohet për partnerin se nuk i dhuron shumë dhurata, nuk di të bëjë surprizat si duhet, se nuk ia shpreh shumë dashurinë në publik, por mendojmë se sot Turi e shlyu sot me dedikimin që i bëri.
“Kam një familje të mrekullueshme dhe jam I bekuar nga Zoti dhe babi”, u shpreh Turi, me lot në shumë dhe tepër i emocionuar. Si për ta mbyllur, mbrëmjen e mbushur plot emocion, në studio u bashkua edhe Aurela Gace duke kënduar këngën “Shpresë dhe marrëzi”.
Pa dashur për ta prishur këtë mbrëmje, mos ishte gjë Orinda Huta shtatzënë? Barku i saj na dukej shumë i rrumbullakosur dhe ajo herë pas here mbante duart në bark, si për ta bërë pjesë e familjes në këtë surprizë…Ato nuk na thanë gjë, por ne dyshojmë…



