KreuCelebrity

Kur ditëlindjen nuk e feston vetëm/ Basha dhe Çani, surprizojnë njëri-tjetrin në studio!

Një ndër të ftuarit e mbrëmshëm në ‘Zonë e Lirë’ ka qenë edhe Altin Basha, i cili foli për shfaqjen e re në Teatrin Kombëtar, “Gomari i Babatasit”. Gjatë zbulimit të detajeve mbi projektin e fundit dhe karrierën e tij, Merita Smaja është shprehur se kjo intervistë ishte një dhuratë për ditëlindjen e Bashës. Çani, i habitur, e ka pyetur: “I sigurt që ke ditëlindjen sot?!”

Një reagim i tillë nuk vinte pa shkak, pasi vetë moderatori kishte lindur në 4 maj. Jo vetëm kaq, pasi Çani ka zbuluar se mbushte plot 50 vjeç! Ai i ka kërkuar DJ të vendosë këngën e ditëlindjes, ndërsa ka thënë me humor se Basha është disa vite më i ri. Regjisori u shpreh se ishte 47 vjeç, një detaj që Çani e përdori me humor për ‘të ngushëlluar’ veten: “Edhe Altini po shkon për poshtë…”

Ka qenë kjo mënyra e të uruarit mes Bashës dhe Çanit për njëri-tjetrin, ndërsa një koicidencë e tillë vërtetë nuk pritej. Nuk ndodh shpesh në televizion…