KreuCelebrity

E papritur, por do të ndodhë/ Kate Middleton nuk do ta shohim për muaj me radhë!

Muajt e fundit Kate Middleton ka qenë kryefjala e pallatit mbretëror. Në pritje për të sjellë në jetë Princin Louise, më në fund dita e madhe erdhi. Shumë pak orë pas lindjes, Kate u shfaq para gazetarëve dhe fansave e kuruar në maksimum, duke mbajtur të voglin e saj në krah. Mbi taka dhe me grimin klasik, Middleton shkaktoi jo pak debate në internet, pas dukjes perfekte.

Por, Dukeshën e Kembrixhit nuk do ta shohim për një kohë të gjatë në publik. Përpos shtatzënisë, ajo është përballur me një sërë eventesh të tjera gjatë kësaj periudhe. Përvjetori i martesës, ditëlindjet e fëmijëve, lajmi për pritjen e ëmbël të së motrës, e për të mos përmendur prononcimin për shpalljen e martesës së kunatit të saj me Meghan Markle. Për më tepër, me ardhjen në jetë të Louise, vizitat nga familjarët mbretërorë kanë qenë të shumta…Me pak fjalë, Kate nuk ka patur kohë as për të marrë frymë!

Një aktivitet sfilitës, që kërkon muaj të tërë pushimi dhe Middleton do të bëjë pikërisht këtë. Përveç pjesëmarrjes në dasmën e shumëpritur këtë muaj, Dukeshën nuk do ta shohim për një periudhë të gjatë. Me pak fjalë, t’i kthejmë sytë nga Markle, sepse Kate meriton kohën e plotë për pushim. Eh, nuk është e lehtë të jesh pjesë e oborrit mbretëror!