Nëse për një moment keni pasur dyshime se Khloe Kardashian e ka falur tradhtinë e bashkëshortit të saj Tristian Thompson thjesht për “show”, por në realitet nuk funksionojnë më si çift, e keni shumë gabim. Çifti është fotografuar për herë të parë, pas ardhjes në jetë të vajzës së tyre të parë, True. Ato dukeshin shumë të lumtur krah njëri-tjetrin dhe nuk reflektohej se marrëdhënia e tyre ka përjetuar një krisje vetëm pak ditë më parë.
Lajmi se Tristian kishte tradhtuar Khloen vetëm pak ditë para se ylli i “Keeping Up With Kardashian” të sillte në jetë fëmijën e saj. Brenda një periudhe shumë të shkurtër, Tristian u shndërrua në personin më të urryer të globit. Ai u filmua teksa po puthte dhe përqafonte dy vajza të reja në club.
Mirëpo kjo nuk ishte hera e parë, që basketbollisti ka tradhtuar bashkëshorten. E njëjta gjë ka ndodhur edhe në tre mujorin e shtatzënisë së Khloes dhe sërish është fotografuar nga paparacët.
Khloe me të vërtetë duhet të jetë shumë e fortë që ia ka dalë të kapërcejë kaq lehtë një ngjarje të tillë në jetën e saj.

