Është një ndër personazhet më të diskutuar të ekranit, ndërsa shihet i preokupuar intensivisht me ‘Voice Kids’. Postimet në rrjetet sociale për të janë të shumta, e nuk mund të themi se kemi parë pak nga Ledioni. Por, Liço na ka surprizuar me komentin e tij të fundit, në një prej fotove të moderatores së Top Channel…
https://www.instagram.com/p/BhHlwoUF89K/
Bëhet fjalë për një foto të Dojna Memës, e cila ka vendosur të ndajë me ndjekësit një imazh nga fëmijëria. Me balluke dhe flokët e kapura në anë, duket se Dojna nuk ka ndryshuar shumë nga vegjëlia. Megjithatë, Ledioni ka patur një koment për këtë postim. “Katunare e lumtur”, shkruan ai, ndërsa moderatorja ia ka kthyer: “Të paktën kam foto me ngjyra”. Siç edhe pritej, batuta të tilla janë keqkuptuar edhe nga disa përdorues të rrjetit, njëri prej të cilëve i ka shkruar Ledionit: “Pse çfarë kanë katunarët?”, duke marrë përgjigje nga Liço: “Janë të lumtur pra.”
Ledioni njihet për debatet me ndjekësit në rrjetet sociale, kështu që kjo nuk është hera e parë që shohim komente të tilla. Nga ana tjetër, Dojna është e angazhuar po aq sa Liço në formatin e ‘Voice’, duke drejtuar kështu për rreth katër orë ‘live’ pjesën e ‘Voice Room’. E me kaq shumë angazhime së bashku, nuk kishte si të mungonin batuta të kësaj natyre!
https://www.instagram.com/p/Bg3ZmNVhs1t/

