KreuCelebrity

Balerini i ‘Dancing With The Stars’ bëhet baba për herë të parë: vjen në jetë Isabela

Një lajm i bukur na vjen nga balerini i ‘Dancing With The Stars’, Dion Gjinika! Dioni është bërë baba për herë të parë. Lajmin e bukur e ka dhënë vetë ai nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ku shkruan: Qetësoni dhe mirëprisni Isabel. Kështu ai na ka ka zbuluar edhe gjininë e bebes: është vajzë dhe quhet Isabel.

Në postimin e tij kanë mbërritur dhjetëra komente urimi.

Dion Gjinika është pjesë e trupës në Teatrin e Operas dhe Baletit, e ndërsa për disa është pjesë e garës së kërcimit në Vizion Plus, ‘Dancing With The Stars’, në krah të Soni Malajt.

Edhe stafi i Revistës BORDO i uron Isabelës jetë të gjatë!