KreuCelebrity

Burak dhe Fahrye janë ndarë? Kjo foto tregon gjithçka

Është folur shumë për martesën e Burak Özçivit dhe Fahriye Evcen. Prej disa kohësh mediat turke shkruajnë se çifti është divorcuar, thashetheme të cilat janë përfocuar edhe më shumë pasi ata nuk janë parë bashkë në daljet e tyre publike.

Por Kemal, siç e njohim ne për shkak të rolit të tij në serialin turk ‘Dashuri e Pafund’ dhe Fahriye jo vetëm që nuk janë ndarë, por janë më të lumtur se kurrë krah njëri tjetrit. Në promovimin e filmit më të ri, “Can Feda” ku Burak Özçivit luan rolin kryesor, ai u shfaq krah partneres së tij duke hedhur poshtë të gjitha dyshimet për një ndarje të mundshme të tyre.

 

Burak është bërë i njohur në Shqipëri për rolin e tij ‘Bali Bey’ tek ‘Sulltan i Madhërishën dhe së fundmi si Kemal tek ‘Dashuri e Pafund’, e ndërsa Fahriye njohet si ‘Myrvet’ në serialin ‘Kurt dhe Sura’. Çifti lidhi kurorë në verën e vitit 2017 në një ceremoni madhështore të mbajtur në Stamboll.