Në një kohë kur ne prisnim që lidhja e tyre të konfirmohej, duket se gjithçka ka marrë fund!
Kiara Tito dhe Butrint Imeri i kanë dhënë fund lidhjes së tyre. Ju mund të pyesni si është zbuluar kjo gjë, kur ata nuk e kanë konfirmuar ende lidhjen e tyre? Keni shumë të drejtë, por sot rrjetet sociale janë kthyer në një burim i rëndësishëm informacioni lidhur me jetën private të VIP-ave dhe ne mësuam se Kiara nuk e ndjek më Butrintin në Instagram.
Është përfolur prej shumë kohësh që ata janë bashkë! Ndonëse kanë zgjedhur që të mos ta konfirmojnë kurrë, fotot e postuara nga i njëjti ambient apo ato të shkrepura nga paparacët tregonin të kundërtën. Kiara do ta shohim shumë shpejt në ekran në moderimin e një emisioni të ri që ka të bëjë me operacionet plastike, e ndëra Butrinti po shijon suksesin e tij të padiskutueshëm me këngën ‘Xhanëm’.
Duket se karriera e tyre nuk po ecën paralel me jetë e tyre private, fatkeqësisht!


