KreuCelebrity

Enca: “Për klipin jam inspiruar nga telenovelat turke, shumë vajza më dërgojnë mesazhe falenderimi!”

Një ndër klipet më të diskutuar së fundmi është “Dua” i Encës. Skenat erotike dhe trekëndëshi i dashurisë kanë shtyrë komentuesit të kritikojnë këngëtaren për zgjedhjen e saj të fundit. E ftuar sot në emisionin e pasdites së Rudina Magjistarit, Haxhia dha disa detaje të mëtejshme mbi projektin.

A post shared by ENCA (@enca)

Ajo u shpreh se për subjektin e klipit ishte inspiruar nga telenovelat turke, pasi kishte kaluar një javë regjim shtrati në shtëpi. “Gjithçka nisi nga idea e një dashurie shumë të madhe dhe të pamundur, detajet e tjera u shtuan gjatë rrugës”, është shprehur Enca, duke theksuar se skena më e vështirë për të ka qenë ajo e dhomës, ku shihet duke u puthur dhe përkëdhelur me modelin italian. “Sapo e kisha njohur dhe ishte dita e parë e xhirimeve. Nuk kishte ndodhur që të realizoja të tilla skena në ekran dhe isha vërtetë e sikletosur”, ka thënë Haxhia. Nga ana tjetër, ajo u shpreh se është totalisht kundër tradhëtisë dhe futjes së një personi të tretë në çift.

A post shared by ENCA (@enca)

“Vendosa ta luaja vetë rolin e të tretës sepse nuk kishte ndodhur më parë në Shqipëri dhe e dija që do të kishte impakt më të madh tek publiku, se sa loja e një modeleje”, ka zbuluar Enca, duke shtuar se ka marrë mesazhe nga më të ndryshmet. Sipas saj, ka nga ata që e kritikojnë, ka nga ata që e falenderojnë që ka prekur një temë të tillë, siç ka dhe vajza që i shkruajnë se subjekti i klipit është pikërisht historia e tyre. Sa për tradhëtinë si koncept, Enca deklaroi me humor se nëse i dashuri do të guxonte ta tradhëtonte, do t’ia digjte shtëpinë si protagonistit në klip.

A post shared by ENCA (@enca)