Këngëtarja e mirënjohur Manjola Nallbani vazhdimisht zgjedh të ndajë në rrjetin e saj social Instagram, momente të bukura nga jeta e saj artistike por herë pas here edhe momente të vogla nga jeta e saj private.
Së fundmi këngëtarja është kthyer pas në kohë, dhe ka ndarë një kujtim shumë të bukur me artisten e madhe shqiptare Vaçe Zela.
-
Nis sot “X Factor Albania” në Klan!
8 Nëntor, 11:56
Fotoja, në të cilën dy artistet shihen të lumtura në krah të njëra-tjetrës, është realizuar në një nga Festivalet e RTSH-së, ku Manjola Nallbani ka rrëmbyer çmimin e parë, ndërsa Vaçe Zela ka qenë kryetare jurie.
“Me Vaçe Zelen???? Artisten e madhe shqiptare që e kam adhuruar që fëmijë dhe ende më emocionon zëri i saj në çdo notë! Foto kujtim nga Festivali i RTSH-së”, ka shkruar ajo.
View this post on Instagram