KreuCelebrity

Fimohet poshtë fustanit, Shakira ndërpret koncertin! Fansat i dalin në mbrojtje: Artistët meritojnë privatësi!

Fimohet poshtë fustanit, Shakira ndërpret koncertin! Fansat i dalin

Shakira u përball së fundmi më një situatë te pakendshme gjatë performancës së saj në një nga koncertet. Teksa 47-vjeçare ishte duke kërcyer nën tingujt e këngës “Soltera”, ajo dalloi një nga fansat i cili po e filmonte poshtë fustanit të shkurtër që kishte veshur.

Fimohet poshtë fustanit, Shakira ndërpret koncertin! Fansat i dalin

Këngëtarja e njohurndaloi së kërcyeri teksa mbante fundin e saj me të dyja duart dhe tundi kokën ndaj fansave, për tu treguar se e kishte parë se çfarë po bënin. Pas kësaj Shakira u largua nga skena e shoqeruar nga sigurimi teksa përshëndetej me fansat e zonës VIP.

Fimohet poshtë fustanit, Shakira ndërpret koncertin! Fansat i dalin

Pasi videot u bene virale në rrjetet sociale, fansat i dolen në mbrojtje artistes. Komentet ishin të tilla si: “Njerëzit janë të këqij; Kjo është me të vërtetë sjellje zhgënjyese. Artistët meritojnë respekt dhe privatësi, si në skenë ashtu edhe jashtë saj. Është thelbësore të sigurohet një mjedis i sigurt për të gjithë; Shakira as nuk mund të shijojë dhe të kërcejë me këngën e saj si? Unë i urrej burrat, ndaloji këta burra nga klubet, është e shpifur se si disa djem mund të bëjnë këtë”.Në qershor këngëtarja tha se nuk është plotësisht gati për një marrëdhënie dashurie , por shtoi se mund të jetë e hapur për një një të tillë. Shakira i dha fund lidhjes së saj me Gerard Pique 2 vite më parë pas tradhtise se tij me të dashurën aktuale dhe ish-punonjësen e vet Clara Chia, 26 vjeç.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF