Vetura e re presidenciale amerikane pritet të bëjë debutimin e saj më 20 janar 2017, kur Donald Trump të hyjë në Shtëpinë e Bardhë si presidenti i 45-të i SHBA-së.
“Bisha”, lumuzina presidenciale në shërbim të Barack Obama është “Cadillac One”, ose e njohur edhe si “Liomo One” ose “The Beast”. Ka një gajtësi prej 6,5 metrash dhe një peshë prej shtatë tonelatash. Është krejtësisht e blinduar me një trashësi prej 130 milimetrash, që në disa zona arrin 200 mm. “Bisha” është e pajisur me sensorë për natën, madje ka edhe rezerva oksigjeni dhe qese me gjak që përputhet me atë të presidentit. Lista e karakteristikave kompletohet nga një sistem kundër zjarrit dhe pushkë të tipit “shotguns”.
Të famshmet “Presidential state car”, që i gjeni të gjitha në galerinë tonë të fotove, kanë një histori të gjatë që fillon që prej vitit 1939. Madje edhe më herët nëse merren në konsideratë edhe automjetet në shërbim të atyre presidentëve që nuk janë bërë me porosi nga Shtëpia e Bardhë.
Mes kësaj flote super veturash më e famshmja është “Lincoln Continental” e vitit 1961, model “SS-100-XX”, që ishte makina ku udhëtonte John Fitzgerald Kennedy më 22 nëntor 1960, kur u vra nga dy goditje me snajper.


Donald Trump dhe veturat e tij



Mercedes-Benz: Ofensivë 100% elektrike


Ata meshkuj që flirtojnë me rininë


Justin Timberlake, njeriu i kapelave

Dimri kërkon të ngrohtin “ushtarak”

Jude Law… çështë ky model flokësh!

5 modele shalli për të shijuar vjeshtën

Gjenerata e shtatë e BMW Serie 5



Moda e pardesyve mashkullore të dimrit



