Gjithnjë të apasionuar pas veturave të bukura, yjet e muzikës shpesh habisin jo vetëm nëpër koncerte apo festime por edhe në ankande të mëdha të veturave për koleksion.
Dy legjenda të rokut si Rod Stewart dhe beteristi i grupit U2, Adam Clayton, pushtuan krejtësisht ankandin “Classic & Sports Car Show” të organizuar nga “Coys” në Londër në “Alexandra Palace” më 29 tetor.
Nga garazhdi i Rod Stewart u shfaq një “Lamborghini P400S Miura” e vitit 1971 e mrekullueshme, që u shit 909 000 sterlina, pak më shumë se 1,1 milionë euro, ndërsa “Maserati Ghibli” i vitit 1972 që i përkiste Adam Clayton theu rekordin historik të veturave të kësaj marke, duke kapur vlerën e 303 000 sterlinave, rreth 335 000 euro.
Për të kompletuar këtë sukses të markave “made in Italy”, që pushtuan ankandin e “Coys” ishte një “Ferrari Dino 246 GT Serie E”, model i dizenjuar nga “Scaglietti” që u shit për 374 000 sterlina, rreth 413 000 euro.

Mercedes-Benz: Ofensivë 100% elektrike


Ata meshkuj që flirtojnë me rininë


Justin Timberlake, njeriu i kapelave

Dimri kërkon të ngrohtin “ushtarak”

Jude Law… çështë ky model flokësh!

5 modele shalli për të shijuar vjeshtën

Gjenerata e shtatë e BMW Serie 5



Moda e pardesyve mashkullore të dimrit




Maserati Ghibli year 2017


Taksi pa shofer!

