Kandidati republikan Donald Trump u bë të mërkurën më 9 nëntor 2016 presidenti i 45-të i SHBA-s. Në këtë post, ai do të lëvizë shumë shpjet me limuzinën presidenciale, të famshmen Cadillac One që ndryshe e quajnë “Bisha” për dimensionet impresionuese, shasin prej kamioni dhe blindimin ushtarak. Miliarderi për një kohë të mbyllë veturat e tij të shumta në garazh. Në fakt njeriu i ri më i fuqishëm i botës është një i apasionuar pas veturave, shkruan “The Washington Post”.
Ai njihet kryesisht për shijen e tij të theksuar për modelet Rolls Royce. Një nga veturat e tij të para ishte një “Silver Cloud” i vitit 1956 dhe ka qenë gjithashtu pronari i një Phantom. Normalisht që koleksioni i tij nuk ndalon këtu dhe Donald Trump ka kaluar në duart e tij edhe një “Mercedes SLR McLaren”, një “Tesla Roadster”, një “Maybach 57” si dhe një “Chevrolet Camaro SS” të vitit 2011.
Por nuk duhet të harrojmë “Lambroghini Diablo” të tij të vitit 1997, ngjyrë blu dhe me motor elektrik. Që po bën disa kohë që e ka shitur me vlerën e 300 000 dollarëve, kjo bukuroshe italiane ditët e fundit është shfaqur në shitje. Pronari i saj po përfiton nga mediatizimi i presidentit të ri duke e nxjerë me një vlerë fillestare prej 460 000 dollarë.
Në jetën e përditshme, zonja Trump, lëviz me një “Mercedes S600”, ndërsa zoti Trump preferon një “Cadillac Escalade”. Por manjati i pronave të patundshme është shumë i lidhur me këtë markë amrikane prej shumë vitesh. Madje ai kishte arritur deri në pikën që të prodhonte dy limuzina nga “Cadillac” me emrin e tij, “Trump Executives Series” dhe “Trump Golden Series”. Por normalisht që sot, në sytë e tij, asnjëra prej ture nuk i afrohet të famshmes “Cadillac One”.



Mercedes-Benz: Ofensivë 100% elektrike


Ata meshkuj që flirtojnë me rininë


Justin Timberlake, njeriu i kapelave

Dimri kërkon të ngrohtin “ushtarak”

Jude Law… çështë ky model flokësh!

5 modele shalli për të shijuar vjeshtën

Gjenerata e shtatë e BMW Serie 5



Moda e pardesyve mashkullore të dimrit




Maserati Ghibli year 2017

