
Superhëna e 5 nëntorit 2025 është më e afërta me Tokën në vitin 2025. Po cilat janë energjitë e saj? Astrologia Bérénice Delignat shpjegon se hëna e plotë e radhës është një Superhënë, që do të zhvillohet më 5 nëntor 2025, në shenjën e Demit. Nëse javët e fundit jenë ndjerë veçanërisht energjike, kjo padyshim për shkak të konfigurimit të jashtëzakonshëm të këtij fundviti, i ndikuar nga tre superhëna. Pas Superhënës së 7 tetorit dhe para superhënës së 4 dhjetorit, ajo e 5 nëntorit është më intensivja e kësaj tresheje, pasi është më e afërta me Tokën këtë vit dhe rrjedhimisht, më e ndritshmja, në një distancë prej 363,654 km në orën 14:20. Duke qenë më e afërta me Tokën në orbitën e saj, tërheqja gravitacionale e hënës është më e fortë, duke amplifikuar emocionet dhe ndjenjat.
Po si mund ta shfrytëzoni sa më shumë këtë ngjarje astrologjike? Astrologia Bérénice Delignat thotë se ajo do të ndikojë në shenjën e Demit. “Demi në 13 gradë falë ndikimit të hënës së plotë, ndriçon atë që jemi përpjekur të mbajmë për të shmangur humbjen e ekuilibrit tonë në dashuri. Venusi, sundimtarja e Demit dhe e këtij cikli hënor, është në Peshore, në një konfigurim të tensionuar përballë Dashit. Ky cikël hënor mbyll një cikël tensioni emocional që filloi me Hënën e Re në Peshore, duke ripërshtatur marrëdhëniet tona si dhe duke gjetur paqen me veten.
Sugjerime për Demin
Demi ftohet të shijojë eksperiencat e reja në këtë cikël hënor përmes sensualitetit, duke u fokusuar te kënaqësitë e çastit. Tensionet në dashuri do të zhduken nëse pranoni të gjeni ekuilibrin tuaj të brendshëm.
Edhe pse përshtatja emocionale nuk rezonon më me paqen e brendshme, fokusohuni te besimi juaj i brendshëm, duke mishëruar paqen me veten. Astrologja Baixo pohon se rituali i tokëzimit dhe çlirimit që duhet të kryhet gjatë kësaj Super Hëne në Dem, do të krijojë një hapësirë qetësie: Fik telefonin, ndiz një qiri, zgjidh muzikë të butë dhe merr frymë thellë.
Vendosni qëllimet tuaja në një copë letër dhe shkruani: Çfarë po përpiqesh të kontrollosh (njerëz, situata, emocione).
