Kush do ta kishte menduar? Përparësja e gjyshes dhe mamasë do të jetë në krye të trendeve të sezonit të ardhsëm Pranverës/Verë. Kjo ka qenë mëse e dukshme nga raundi i sfilatave të modës, të cilat filluan në Nju Jork dhe përfunduan në Paris, duke nxjerrë në pak një veshje kaq të çuditshme.
Duket se Java Franceze e Modës nxorri në pah një grua e cila edhe me veshjet e punëve të shtëpisë mund të jetë ‘fashion”. Edhe pse të heshtura, të padukshme dhe të zhytura në punët e shtëpisë, grate mund të ndihen IN me një veshje të zakontë e cila fluturoi nga kuzhina në pasarela.
Po pse u shfaq kaq shumë përparësja e kuzhinës në pasarelë? Ideja gjeniale erdhi nga Miuccia
Prada, e cila duke festuar 100 vjetorin e markës, ndjeu një moment reflektimi duke i bërë veshjet e punës protagonistët e shfaqjes. Ashtu si në të kaluarën me kominoshet dhe uniformat, së fundmi koleksioni Pranverë/Verë 2026 i Pradës, nxjerr në pah një detaj familjar dhe domethënës për shumë gra.
Edhe pse në dukje një simbol në dukje modest i punës së grave, kjo uniformë e përditshme duket se do të dallojë nga trended e tjera. Miu Miu ka rishkruar në kë mënyrë historinë e një simboli të gjendjes femërore, duke e shndërruar atë në një mjet vetëvendosjeje për t'u shfaqur me krenari, duke e çuar atë përtej kufijve të shtëpive, fabrikave apo punishteve, ku historikisht grate janë lënë pas dore.
