KreuCelebrity

Nga Elijona tek Meriton Mjekiqi, çfarë fshihet pas videove të Don Xhonit me personazhet e njohur? Një surprizë për fansat!

Nga Elijona tek Meriton Mjekiqi, çfarë fshihet pas videove të

Don Xhoni ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve në rrjetet sociale pasi publikoi një seri videosh ku shfaqet duke lëvizur me veturën e tij luksoze në shoqërinë e disa personazheve të njohur të showbizit dhe jetës publike.

Videoja e parë ishte me ish-finalisten e Big Brother VIP Kosova, Elijonën, gjë që nxiti menjëherë reagime dhe pyetje nga ndjekësit për raportin mes tyre. Megjithatë, shumë shpejt u bë e qartë se nuk bëhej fjalë për një takim të izoluar, pasi reperi publikoi edhe video me emra të tjerë të njohur.

Mes personazheve që u panë në automjetin e tij ishin edhe Gani Geci, Vedat Bajrami, si dhe Meriton Mjekiqi.

Një nga momentet që ngjalli më shumë interes ishte shfaqja e Meriton Mjekiqit krah Don Xhonit. Dyshja u panë sërish bashkë pas pesë vitesh, duke rikthyer në kujtesë periudhën kur reperi u bë viral në vitin 2020 falë një paraqitjeje në emisionin e moderatorit.

Sipas raportimeve të Prive by Liberta Spahiu, Don Xhoni është drejt publikimit të albumit të tij më të ri. Bazuar në këtë informacion, videot e shpërndara së fundmi duket se janë pjesë e fushatës promovuese të projektit, me personazhet e njohur që janë përfshirë në konceptin e tij.

Deri tani nuk janë zbuluar detaje të tjera, por gjithçka lë të kuptohet se videot e shkurtra janë vetëm një paralajmërim dhe se pamjet e plota do të publikohen së shpejti, së bashku me më shumë informacione rreth albumit.

Me këtë mënyrë promovimi, Don Xhoni ka arritur të krijojë debat dhe kureshtje të madhe në rrjet, duke i mbajtur fansat në pritje të projektit të tij të ri muzikor.