KreuCelebrity

Mbidozë ilaçesh dhe gjendje e rëndruar emocionale, Fjolla Morina përfundon në spital!

Këngëtarja e njohur Fjolla Morina ka ngritur shqetësim tek ndjekësit e saj, pasi ka publikuar pamje nga një ambient spitalor në orët e vona të natës, pa dhënë ndonjë sqarim për gjendjen e saj shëndetësore.

Burime për emisionin Prive të Liberta Spahiut bëjnë të ditur se Fjolla është shtruar në spital si pasojë e një reagimi ndaj medikamenteve. Nuk përjashtohet mundësia që ajo të ketë konsumuar një dozë më të madhe sesa e rekomanduar, çka ka çuar në një përkeqësim të menjëhershëm të gjendjes së saj. Të afërm të artistes konfirmojnë se ajo ndodhet nën kujdesin e mjekëve prej 24 orësh dhe tashmë është jashtë rrezikut. Ata theksojnë se megjithëse situata ka qenë e vështirë, Fjolla po përmirësohet dita-ditës.

Nuk dihen ende arsyet që mund të kenë ndikuar në këtë gjendje emocionale, por vetëm pak ditë më parë, ajo kishte ndarë me ndjekësit në rrjete sociale një buqetë me lule, duke lënë të nënkuptohet se mund të jetë në një marrëdhënie të re.