Disa yje të famshëm i janë nënshtruar një sërë metodash gjithnjë e më të pazakonta dhe herë pas here të pashëndetshme në një përpjekje për të arritur pamjen e tyre në tapetin e kuq, duke vërtetuar se nuk është gjithmonë argëtuese të jesh një personazh i famshëm.
Nga hidrokolonterapia te dietat e dyshimta me biskota, ulja ekstreme e karbohidrateve, numërimi obsesiv i kalorive dhe pastrimi rigoroz i lëngjeve, personazhet e famshme “cfarë nuk kanë provuar” në kërkimin e trupit perfekt.
Kourtney Kardahian- Dieta Keto
Kourtney Kardashian, e cila i kushton shumë vëmendje imazhit, tentoi dy për të humbur peshë me dietën keto, por në vitin 2020 konfirmoi se e kishte hequr dorë prej saj përgjithmonë. Tani ajo përqendrohet në vakte të ekuilibruara mirë dhe në ushtrime të rregullta për të arritur një trup të shëndetshëm dhe të tonifikuar.
Ashtin Kutcher- Dieta e frutave
Në vitin 2013, Ashton u shtrua në spital pasi provoi një dietë me fruta teksa përgatitej për rolin e tij si Steve Jobs në filmin biografik "Jobs". Aktori tha në atë kohë se u dërgua me urgjencë në spital para se të xhironte filmin e tij për sipërmarrësin e ndjerë, pasi kishte filluar një dietë vetëm me fruta për filmin biografik mbi bashkëthemeluesin e Apple, i cili vdiq nga kanceri në pankreas në vitin 2011.
Katy Perry- Plani M
Këngëtarja amerikane Katy Perry mendohet se ka provuar një dietë me bazë kërpudhash në një përpjekje për të humbur peshë që në vitin 2012. E quajtur 'Plani-M', dieta u krijua për të ndihmuar gratë të humbnin peshë nga barku, të pasmet, kofshët dhe krahët e sipërm, por duke e mbajtur gjoksin të paprekur. Ajo premtonte t'i ndihmonte gratë të humbnin peshë nga zonat kokëforta gjatë një periudhe 14-ditore duke zëvendësuar vetëm një meze të rregullt dreke ose darkë me një pjatë të frymëzuar nga kërpudhat. Katy nuk e vazhdoi dot.
Jennifer Lopez dhe Gwyneth Paltrow- Hidroterapia e zorrës së trashë
Është një trajtim që mund të gjurmohet që në kohërat e lashta dhe ka fansa të famshëm, përfshirë Jennifer Lopez dhe Gëyneth Paltroë. Por termi në vetvete- pa përmendur se çfarë përfshin në të vërtetë procedura - është larg nga të qenit joshës. Në një përpjekje për ta bërë të duket më tërheqës, trajtimi është riemëruar që atëherë si 'hidroterapi e zorrës së trashë'. Praktika, e cila përfshin shpëlarjen e zorrës së trashë me rreth 60 litra ujë nëpërmjet një tubi të futur në rektum, thuhet se promovon shëndetin dhe mirëqenien duke e çliruar trupin nga toksinat.Por, pavarësisht popullaritetit, ri-markimit dhe pretendimeve se bën shumë mirë, nuk ka pasur studime që vërtetojnë një përfitim shkencor prej saj.
Reese Witherspoon dhe Jennifer Aniston- Dieta me ushqim bebesh
Ideja e të konsumuarit të 14 kavanozëve me ushqim për foshnje në ditë me sa duket u ka pëlqyer personazheve si Jennifer Aniston dhe Reese Witherspoon. Siç sugjeron edhe vetë emri, Dieta e Ushqimit për Foshnja përfshin zëvendësimin e ushqimeve për të rritur falë kavanozëve me ushqim të butë si ai i bebeve. Secila prej tyre përmban afërsisht 80 kalori, që do të thotë se 14 të tilla të marra çdo ditë do t'u ofrojnë përdoruesve një konsum ditor prej rreth 1,000 kalorish. Por marrja minimale e kalorive vë në pikëpyetje përfitimet e saj afatgjata.



















