Mbrëmja e djeshme në Ferma VIP solli emocione të forta dhe një vendim të rëndësishëm për garën. Pas një nominimi kokë më kokë që nisi që prej të premtes, Ervini dhe Dj Bujaka u përballën me njëri-tjetrin në votimin e publikut, pas humbjes së sfidës ndaj Mozës.
Në përfundim, ishte publiku ai që vendosi fatin e tyre, duke votuar për largimin e Ervinit nga gara. Kështu, rrugëtimi i tij në Ferma VIP u ndërpre në këtë pikë të spektaklit.
Gjatë mbrëmjes, Ervini ndau edhe një histori personale mjaft të ndjerë, e cila preku zemrat e publikut shqiptar. Rrëfimi i tij solli emocione të forta në studio dhe tek teleshikuesit, duke e bërë largimin e tij edhe më të ndjeshëm.
Me daljen e Ervinit, gara në Ferma VIP bëhet edhe më e fortë.
