KreuCelebrity

Një plumb “qorr” i ndryshoi jetën familjes në ’97, Ervin Kapaj: “Historia jonë është forcë, jo viktimizim”

Një plumb “qorr” i ndryshoi jetën familjes në
Fizioterapisti Ervin Kapaj, i cili iu bashkua “Ferma VIP” disa javë më parë, ka ndarë një nga rrëfimet më prekëse të jetës së tij.

Ai tregoi se në vitin 1997, vëllai i tij u plagos aksidentalisht nga një plumb i humbur, i cili i dëmtoi shtyllën kurrizore dhe e la të paralizuar përgjithmonë. Ngjarja tronditi thellë familjen, duke sjellë vite të vështira dhe sakrifica të mëdha.

Ervini kujton netët e gjata të dhimbjes, kur vëllai i tij vuante pa pushim, ndërsa ai qëndronte pranë tij në çdo moment. Pikërisht kjo përvojë u bë arsyeja kryesore që ai të zgjidhte të studionte fizioterapi, duke e kthyer dhimbjen në motivim për të ndihmuar të tjerët.

“Vëllai im u plagos në ’97. Plumbi ishte për dikë tjetër, por e goditi atë. Kur kuptova se nuk do të ecte më, nuk e pashë si fundin e botës. Nuk e konsideroj historinë tonë si vuajtje apo viktimizim, por si një histori suksesi,” u shpreh ai.

Sipas Ervinit, lidhja me vëllain ka qenë burim i jashtëzakonshëm force. Ai kujton momentet kur e ndihmonte të ngjiste shkallët apo të hipte në makinë, por thekson se në të vërtetë ka marrë më shumë forcë nga vëllai i tij sesa i ka dhënë.

“Dhimbja të mëson të bëhesh më i fortë dhe të ecësh përpara,” shtoi ai.

Rrëfimi u bë edhe më emocionues kur në spektakël u lexua letra që vëllai i kishte dërguar, një dedikim i ndjerë që përloti jo vetëm Ervinin, por edhe publikun dhe opinionistët.

Kulmi i emocionit erdhi me takimin mes dy vëllezërve në ambientet e fermës, një moment që preku thellë të gjithë të pranishmit.