KreuStil Jetese

30 minuta vetëm për veten: Rutina e mëngjesit që ndryshon gjithçka!

30 minuta vetëm për veten: Rutina e mëngjesit që ndryshon

Në një botë që vrapon pa pushim, 30 minuta mund të duken pak. Por për një grua që vendos të kujdeset për veten përpara se të kujdeset për të tjerët, ato bëhen thesar.
Në vend që të hapësh sytë dhe të kapësh menjëherë telefonin apo të nxitosh për në punë, provo të zgjedhësh një mënyrë ndryshe për të filluar ditën.

Ja si mund të duket një ritual mëngjesi vetëm për ty, që e ndryshon gjithë ditën – dhe me kohë, gjithë jetën.

-Zgjohu 30 minuta më herët – për veten tënde:
Nuk është e lehtë, por në ato minuta ku gjithçka është ende e qetë, ti merr kontrollin e ditës. Jo telefoni, jo email-i. Vetëm ti.

-Shkruaj tri gjëra për të cilat je mirënjohëse:
Ndryshimi i gjendjes shpirtërore nuk ka nevojë për gjëra të mëdha. Mirënjohja për gjërat më të vogla (aroma e kafesë, një bisedë me mamanë, apo drita e diellit që hyn nga dritarja) të rikthen te thelbësorja.

30 minuta vetëm për veten: Rutina e mëngjesit që ndryshon

-Përgatit një mëngjes dhe konsumoje me ngadalë dhe qetësi:
Një çaj bimor, një vezë e zier, pak fruta. Të ushqesh veten do të thotë të respektosh trupin tënd.

-Dëgjo një muzikë të butë ose një podcast frymëzues:
Fjalët që dëgjon në mëngjes ndikojnë energjinë tënde. Zgjidh ato që të japin dritë, frymëzim, kurajo.

- 5 minuta shtrirje apo frymëmarrje e thellë:
Trupi yt meriton një përshëndetje. Lëviz pak. Ndjeje. Dhe mos harro të marrësh frymë – jo vetëm për të mbijetuar, por për të jetuar me vetëdije.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF