Një mbrëmje plot elegancë ka qenë e shtuna e 10 majit, në Hotel Marriott, ku vera bashkoi profesionistët e fushës në një event degustimi, që i dedikohej një prej kantinave më inovative dhe të suksesshme në Itali.
Me rastin e Giro D’Italia, Kantina Fantini, e cila është e pranishme në Shqipëri prej mbi 20 vitesh falë bashkëpunimit me kompaninë lider në distribucionin e verërave, distilerisë dhe produkteve të restoranterisë, L&M Comercial, u zhvillua degustimi i disa verërave, që përfaqësonin 7 rajone të Italisë, nga Toskana në Italinë e Veriut, si dhe nga Spanja, nga Prosecco, te Rose, verërat e bardha dhe mandej ato të kuqe.
Dritan Beqiri, drejtues i L&M Comercial, prezantoi përpara të ftuarve, drejtues restorantesh, menaxherë dhe të tjerë miq të kompanisë, nisjen dhe suksesin e dy dekadave bashkëpunimi. Valentino Sciotti, bashkëdrejtues i Fantini Group, i cili me një të kaluar si çiklist, ndau emocionet që sot Shqipëria mirëpret Giro D’Italia, por nga ana tjetër zhvillimin dhe suksesin që kompania e tij ka gjetur në Shqipëri.
Fantini Group, i njohur dhe si Fantini Wines, ë=shtë themeluar në vitin 1994 në rajonin e Abruzzo-së, Itali nga një grup sipërmarrësish udhëhequr nga z. Valentino Sciotti.
Ky grup operon në disa rajone të Italisë: Abruzzo, Toskana, Puglia, Sicilia, Basilicata, Campania. Gjithashtu operon në rajone jashtë Italisë, si Spanja. Kjo kompani bashkëpunon me rrjete të mëdha kultivuesish dhe kantinash, të cilat formojnë atë që quhet Fantini Group, një nga eksportuesit më të mëdhenj në Itali. Fitues i dhjetëra çmimeve ndërkombetare nga: Mundus Vini, Berliner Wine Trophy, Luca Maroni, Gambero Rosso.
Fantini Group ka hyrë në tregun shqiptar nëpërmjet bashkëpunimit disavjeçar me kompaninë e importit dhe distribucionit L&M Comercial. Ky grup është një nga bashkëpunëtorët kryesorë të LM-së, pasi zënë një pjesë të madhe të portofolit të produkteve të tyre. Ndryshe nga kantinat e tjera, Fantini është një grup, i cili në vetvete ka disa kantina në rajone të ndryshme të Italisë, dhe jo vetëm, pasi ka edhe kantina në Spanjë.
Qëllimi i tyre? Të ofrojnë inovacion dhe verëra cilësore me çmime të arsyeshme dhe me shije që përshtaten me një audiencë të gjerë. Ky ishte edhe qëllimi i kësaj mbrëmje: degustimi i shumë etiketave, me karakteristika të ndryshme nga rajone të ndryshme, ku secili mund të gjente guston e tij. Prezent në event ishte edhe grupi menaxherial, i cili ndau historikun, bisedoi me këdo që kishte kuriozitete, shpjegoi etiketat dhe ndau bashkëpunimin me kompaninë lider në Shqipëri.



Giro d’Italia: Rrugët që bllokohen sot!



Giro d’Italia: Rrugët që bllokohen sot!






GADGET: Fjala e fundit e teknologjisë!


Gati për verë? Trupi yt meriton PrimeX!



5 gjërat që duhet të bëni çdo fillim muaji!


Resort Aragosta, perla e Adriatikut!
