KreuBusull

Panetonja i ngec në fyt gjatë drekës së Krishtlindjes, 47-vjeçari humb jetën

Panetonja i ngec në fyt gjatë drekës së Krishtlindjes,

Një moment gëzimi familjar është kthyer në tmerr gjatë drekës së Krishtlindjeve në një familje që po festonte në Settimo Torinese në Itali, ku një burrë 47-vjeçar, Giovanni Lopez, u mbyt aksidentalisht dhe humbi jetën pasi një kafshatë ushqimi i bllokoi rrugët e frymëmarrjes. 

Ngjarja tronditëse ndodhi të enjten në drekë, teksa Lopez ishte mbledhur me të afërmit e tij në shtëpinë e prindërve, në lagjen Borgo Nuovo të Torinos. Një kafshatë, e cila sipas raportimit fillestar përfshinte fruta e panettone të Krishtlindjeve, i bllokoi rrugët e frymëmarrjes papritur. 

Të afërmit u përpoqën menjëherë ta ndihmonin dhe telefonuan shërbimet emergjente. Pavarësisht përpjekjeve për ta ringjallur, 47-vjeçari ndërroi jetë para syve të familjes së tij. Ekipet e 118 mbërritën shpejt, por Lopez nuk arriti të mbijetojë dhe u shpall i vdekur në vend. Autoritetet lokale, përfshirë karabinierët dhe mjekun ligjor, konfirmuan se vdekja ishte si pasojë e mbytjes së shkaktuar nga bllokimi i rrugëve të frymëmarrjes. 

Ngjarja ka lënë familjen dhe të njohurit në gjendje shoku, duke u kthyer nga festa në një humbje të papritur dhe tragjike.